KOSOVA

U kthye nga Siria, përballet me akuzën për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., për shkak të veprës penale: “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Përmes një njoftimi, ky institucion njoftoi se A.M. kishte udhëtuar qëllimshëm drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

“I pandehuri A.M., me të arritur në Siri, i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. Në 26.07.2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po aty sqarohet se A.M., në vitin 2015, kishte udhëtuar fillimisht drejt Maqedonisë së Veriut, ku kishte kontaktuar përkrahës të grupit militant Shteti Islamik dhe, pastaj, me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar përmes Greqisë në Stamboll, nga ku kishte kaluar në Siri.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë kthyer në Kosovë 11..


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., për shkak të veprës penale: “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Përmes një njoftimi, ky institucion njoftoi se A.M. kishte udhëtuar qëllimshëm drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

“I pandehuri A.M., me të arritur në Siri, i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. Në 26.07.2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po aty sqarohet se A.M., në vitin 2015, kishte udhëtuar fillimisht drejt Maqedonisë së Veriut, ku kishte kontaktuar përkrahës të grupit militant Shteti Islamik dhe, pastaj, me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar përmes Greqisë në Stamboll, nga ku kishte kaluar në Siri.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë: katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë që ishin duke qëndruar në kampe refugjatësh në Siri.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top