KOSOVA

Vjosa Osmani jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave është ende ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndërmarrin çdo veprim me të cilin do t’ia dëshmojnë botës se qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet mbi prioritetet i institucioneve të reja të Kosovës.

Këtë qëndrim ia shpalosi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, gjatë takimit që e zhvilloi me të në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave”, tha znj. Osmani. “Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, tha më tej kryekuvendarja Osmani, duke potencuar se ka kohë që Komisioni Europian e ka konfirmuar ..

Liberalizimi i vizave është ende ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndërmarrin çdo veprim me të cilin do t’ia dëshmojnë botës se qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet mbi prioritetet i institucioneve të reja të Kosovës.

Këtë qëndrim ia shpalosi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, gjatë takimit që e zhvilloi me të në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave”, tha znj. Osmani. “Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, tha më tej kryekuvendarja Osmani, duke potencuar se ka kohë që Komisioni Europian e ka konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

Me ambasadoren Butel, Osmani bisedoi edhe për shumë çështje të bashkëpunimit dypalësh. Bashkëbisedueset nënvizuan funksionimin e mirë të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Parlamentin dhe në Senatin e Francës, si dhe u pajtuan që një grup miqësie i tillë të krijohet edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftimin për media.

Osmani dhe ambasadorja Butel diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilën Kosova është anëtare vëzhguese. Sipas znj. Osmani, Kosova synon që ta ndryshojë statusin dhe që së shpejti Kuvendi të bëhet anëtar i kësaj organizate me të drejta të plota.

Ambasadorja e Francës, znj Butel, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmani në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, të parës grua në krye të institucionit më të lartë përfaqësues në vend dhe e ritheksoi përkushtimin vendit të saj për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset politike.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top