KOSOVA

Vuçiq e konfirmon takimin me Kurtin në Mynih, prezent edhe Grenell e Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në konferencën dyditore për siguri në Mynih ku pret të ballafaqohet me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në konferencën dyditore për siguri në Mynih ku do të zhvillojë disa takime bilaterale me zyrtarë të huaj mes të cilëve edhe të dërguarin special të SHBA-së për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, raporton “Sputnik.

Mirëpo, Vuçiq në konferencën e Mynihut që do të fillojë nesër, ka paralajmëruar se do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se pas konferencës në Munich mund të kuptohen hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së re të Kosovës, SHBA-së dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.

Vuçiq ka thënë se në Munchen do të marrë pjesë në dy – tri panele dhe e pret “orar i ngjeshur” me më tepër se 23 takime me zyrtarë gjermanë, senatorë amerikanë, kongresmen amerikanë, përfaqësues të qeverisë.

“S..

“Së pari më pret takimi me Grenellin, nënshkrimi i marrëveshjes rreth trafikut hekurudhor, nëse mund ta mbyllim në fund. Do të kalonte nga Merdara, Kurshumlia, Merdara dhe Prishtina, që ëstë shumë e rëndësishme për popullin tanë që jeton në Graçanicë de në mbarë Kosovën”, deklaroi Vuçiq për “Sputnik”.

I pyetur se çfarë pret nga takimi me Grenellin, Vuçiq ka thënë se ai është person me energji të madhe si dhe entuziazëm e plot ambicie.

“Çfarë do të jetë në tavolinë, do të shohim, ka mundësi që në panelin e përbashkët në Munchen ku do të jem unë, të jetë edhe Kurti, andaj do të shohim se cila do të jetë atmosfera dhe si do të duket. Nuk mendoj se do të jetë i hapur për opinionin, por si i vetëm, do të jem në gjendje ta vlerësoj se në cilën kahje mund të shkojnë bisedimet”, u shpreh ai.

Ai ka paralajmëruar se për këtë arsye udhëtimi në Munich do të ketë rëndësi të madhe sepse do të mund t’i vlerësojë hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së re në Prishtinë, Gjermanisë, SHBA-së dhe të tjerëve në bashkësinë ndërkombëtare.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top