KQZ tregon kur do t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë takim të premten për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt, tha Elezi.

Ende nuk dihet koha se kur do të mbahet ky takim.

“Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, ka shtuar ai.

Certifikimi i rezultateve të votimeve të 14 shkurtit pritet të ndodhë vetëm një ditë pasi që Gjykata Supreme përmbylli çështjen e ankesave të subjekteve politike me ç`rast hodhi poshtë 16 sish.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip