Kryeministi Kurti takohet me senatorin Poters dhe kongresistin Levin, ja çfarë u diskutua

Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në SHBA.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë vizitës dy ditore në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me senatorin Gary Poters dhe kongresistin Andy Levin, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se dy përfaqësuesve të popullit amerikan ua ka shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi amerikan për çështjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës sonë.

Ka deklaruar se i ka njoftuar edhe “për progresin e shënuar përgjatë qeverisjes njëvjeçare dhe punën e institucioneve në avancimin e drejtësisë dhe punësimit”.

“Gjatë vizitës dy ditore në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pata nderin të takoj senatorin z. Gary Peters dhe kongresistin z. Andy Levin. Dy përfaqësuesve të popullit amerikan ua shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi amerikan për çeshtjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka njoftuar edhe për takimet e tjera që ka pasur.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip