Kryeministri Kurti udhëton për në Berli

Kurti udhëton në Berlin, Qeveria publikon pamje gjatë rrugës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të pritet në takim nga Kancelari Olaf Scholz.

Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare, ku kanë publikuar një video gjatë rrugës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, Shefi i Qeverisë gjermane, Olaf Scholz, do t’i takojë sot në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip