Kurti kthehet nga Gjermania në Kosovë, sot sërish takon një ministre të Kancelarit Scholz

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se shefi i qeverisë Albin Kurti do ta pres në takim në ndërtesën qeveritare ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Pas qëndrimit në Berlin ditën e djeshme, Kurti është kthyer në Prishtinë dhe takimi me ministren e kancelarit Scholz do të fillojë nga ora 16:00, raporton express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht”, thuhet në njoftm.

Dje, kryeministrit Albin Kurti ka qëndruar në Berlin ku është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Pas takimit me Scholz, Kurti ka marrë pjesë në një darkë pune me presidentin serb Aleksander Vucic dhe Emisarin e BE-së Miroslav Lajcak.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip