Kurti në Çikago takohet me bashkatdhetarët

Kurti po i vazhdon vizitat në SHBA.

Në kuadër të vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka realizuar një takim të përzemërt me bashkatdhetarët tanë në Çikago të Illinois.

Kryeministri Kurti me këtë rast falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e tyre për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Sa herë që takohet me bashkatdhetarë e kupton se një pjesë vitale e popullit tonë ndodhet jashtë vendit”, u shpreh kryeministri.

Pavarësisht kësaj, ai tha se bashkatdhetarët kanë meritat dhe të drejtat e tyre, por “në të njëjtën kohë përgjegjësinë tonë për t’u ndihmuar në forcimin e pozicionit të tyre atje dhe në lehtësimin e kthimit në atdhe”, thuhet në komunikatë.

Kurti shprehu synimin e Qeverisë që nëpërmjet nismës së Dialogut me Mërgatën të rrisë partneritetet me mërgatën dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet e Kosovës në arsim, investime dhe inovacione.

Ndryshe, kryeministri Kurti deri më tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Uashington, Kaliforni, Teksas, Iowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Miçigan, për të vazhduar pastaj në Uashington, Massachusetts dhe Nju Jork.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip