Kurti përkujton 23 vjetorin e Betejës së Çabratit

Plagët e luftës ende po kujtohen edhe në ditët e sotme.

Në 23-vjetorin e Betejës së Çabratit, kryeminsitri Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook, ka përkujtuar betejën e Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së kundër forcave serbe.

Kurti, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar mundin dhe sakrificën e UÇK-së duke thënë se, anipse të pabarabartë në pajisje dhe armatim, i shkaktuan humbje të konsiderueshme okupatorit serb.

“Ajo konsiderohet të jetë e vetmja betejë e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth. Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona”, ka shkruar kryeministri Kurti.

“Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska”, thuhet tutje.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip