Kurti takohet me ministrin e jashtëm grek, i thotë se sulmi i 24 shtatorit ishte skenar për destabilizim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis. Pjesë e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ku Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e të shkëmbimit tregtar si dhe në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Në takim, […]

Kurti takohet me ministrin e jashtëm grek, i thotë se sulmi i 24 shtatorit ishte skenar për destabilizim
kurti-takohet-me-ministrin-e-jashtem-grek,-i-thote-se-sulmi-i-24-shtatorit-ishte-skenar-per-destabilizim

kurti-takohet-me-ministrin-e-jashtem-grek,-i-thote-se-sulmi-i-24-shtatorit-ishte-skenar-per-destabilizim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Pjesë e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ku Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e të shkëmbimit tregtar si dhe në sfera të ndryshme me interes të përbashkët.

Në takim, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës në rrugëtimin tonë drejt BE-së e zbatimin e reformave. Vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e strukturave Euro-Atlantike, për të cilën po angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e këtij objektivi.

Ai foli dhe mbi rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në lidhje me situatën aktuale e aspektin e sigurisë, tha se sulmi terrorist dhe kriminal i 24 shtatorit u planifikua nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, të cilët kishin një skenar të qartë për destabilizimin e vendit./Front Online