Kuvendi vendos “fatin” e  Ahmetajt, Rama mbërrin në Parlament  

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të posaçme, lidhur me çështjen e Arben Ahmetajt. E teksa na ndajë pak minuta nga nisja e seancës, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend. Në seancën e djeshme, kryeministri nuk ishte i pranishëm gjë që shkaktoi edhe zhurmë në kuvend, pasi deputetët e opozitës […] The post Kuvendi vendos “fatin” e  Ahmetajt, Rama mbërrin në Parlament   appeared first on Newsbomb Albania.

Kuvendi vendos “fatin” e  Ahmetajt, Rama mbërrin në Parlament  

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të posaçme, lidhur me çështjen e Arben Ahmetajt.

E teksa na ndajë pak minuta nga nisja e seancës, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend. Në seancën e djeshme, kryeministri nuk ishte i pranishëm gjë që shkaktoi edhe zhurmë në kuvend, pasi deputetët e opozitës kërkonin që Rama të ishte i pranishëm dhe të diskutohej për çështjen e Ahmetaj.

Çështja e Ahmetajt do shqytrohej të hënën, por pas kërkeës së PD, u vendos që seanca e Posaçme të mbahej sot në orën 10.00.

Nëse sot vendoset heqja e mandatit të deputetit, Ahmetaj humb imunitetin dhe i hapet rruga arrestimit dhe kontrollit të banesës së tij. Në Këshillin e Mandateve PS dhe PD ranë dakord lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, duke qenë kështu pro heqjes së imunitetit të deputetit.

The post Kuvendi vendos “fatin” e  Ahmetajt, Rama mbërrin në Parlament   appeared first on Newsbomb Albania.