Ky është 22-vjeçari që vdiq sot në aksidentin në Kijevë të Malishevës

Shpërndaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka publikuar foton e të riut që ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.

Elezaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar që i riu që vdiq sot është Bledar Mustafa.

“Sot një ditë e trishtë për Klinën. Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar Mustafajt, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Familjes Mustafa, miqve e shokëve të Bledarit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Elezaj.

Kujtojmë se në këtë aksident ku ishin të përfshira 5 vetura, mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Sot një ditë e trishtë për Klinën

Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar…

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip