Ky shtet mund t’i paguajë ata që bëjnë ushtrime fizike

Shpërndaje

Propozimi interesant, ky shtet mund t’i paguajë ata që bëjnë ushtrime fizike.

Mbipesha është një ndër problemet më të përhapura të njerëzve në shumë vende të botës. Qeveria e një shteti po synon që këtë dukuri negative për shëndetin ta luftojë me një ide kreative – duke i paguar ata që bëjnë ushtrime fizike.

Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po synojnë që ta ulin numrin e personave me mbipeshë. Në Angli, 63 për qind e të rriturve dhe një e treta e fëmijëve vlerësohen si persona me mbipeshë.

Sir Keith Mill, i cili e ka themeluar programin e besnikërisë së konsumatorëve, Nectar, pritet t’i këshillojë ministrat se si të përdorin nisma dhe shpërblime për t’i nxitur njerëzit për ushqyerje më të shëndetshme dhe më shumë aktivitete fizike, shkruan Metro UK, transmeton Gazeta Express.

Ai do t’i shqyrtojë skemat nga vendet e ndryshme të botës, të cilat janë treguar të suksesshme për t’i nxitur njerëzit që të qëndrojnë në gjendje të mirë fizike, përfshirë “sfidën e hapave” që përdoret në Singapor.

Sipas kësaj skeme, njerëzit shpërblehen me të holla duke grumbulluar “pikë të shëndetit”, të cilat shumohen varësisht nga hapat që bën njeriu brenda ditës.

Qeveria britanike ka ndarë një pako prej 100 milionë funtesh për ta luftuar mbipeshën. Mbi 70 milionë funte do të ndahen për shërbimet menaxhuese të mbipeshës përmes sektorit publik shëndetësor dhe këshillave lokalë.

Rreth 30 milionë funte tjera do të shfrytëzohen për nisma të ndryshme, përfshirë fushatën “Better Health”, me të cilën do të ofrohen këshilla për humbje të peshës dhe për ushtrime fizike.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip