Ky shtet ndërroi 4 ministra të Shëndetësisë gjatë pandemisë

Shpërndaje

Gjatë pandemisë, ky shtet ndërroi 4 ministra të Shëndetësisë.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka zgjedhur ministrin e tij të katërt të Shëndetësisë që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin.

Këtë vendim e morri në kohën kur sëmundja në Brazil po përhapet shumë, e po ashtu edhe pas një serie gabimesh të ngritura nga shumë ekspertë të shëndetit publik.

Marcelo Queiroga, presidenti i shoqatës braziliane të kardiologjisë, do të zëvendësojë Eduardo Pazuello, një gjeneral i ushtrisë me ekspertizë në logjistikë që mori postin majin e kaluar, pavarësisht mungesës së eksperiencës së mëparshme në sektor.

Më herët, Pazuello pranoi në një konferencë për shtyp se Bolsonaro synon ta zëvendësojë atë. Kandidatja e parë për postin, kardiologia, Ludhmila Hajjar, e refuzoi atë.

Largimi i Pazuellos, hapi rrugën që Brazili të bëhej me ministrin e katërt të Shëndetësisë në një vit, edhe pse ai e udhëhoqi ministrinë për një kohë më të gjatë se dy paraardhësit e tij.

Vendi në Amerikën Latine po përpiqet të vendosë nën kontroll përhapjen e virusit, por pa rezultat. Vendi ka regjistruar thuajse 280 mijë viktima të virusit.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip