Lajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi, thotë se solli marrëveshje të rëndësishme

Shpërndaje

Lajçak thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë solli marrëveshje të rëndësishme.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot janë bërë dhjetë vjet që kur palët nga Prishtina dhe Beogradi janë ulur në tavolinën e dialogut.

Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak tha se gjatë procesit të dialogut janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar Lajçak.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip