Lajm i mirë, po bie numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë

Shpërndaje

Për të katërtën javë me radhë, numri i të sapo infektuarve me coronavirus në të gjithë botën po zvogëlohet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ky është një tregues që njerëzimi mund të jetë në gjendje të triumfojë kundër pandemisë.

Për javën e dytë me radhë, numri i vdekjeve po zvogëlohet. Pati 88 mijë vdekje javën e kaluar, 10 për qind më pak se një javë më parë.

Javën e kaluar, 3.1 milionë infeksione të reja u regjistruan, që është 17 për qind më pak se një javë më parë. Ky është numri më i ulët i të infektuarve rishtas që nga 26 tetori i vitit të kaluar, raporton cnn.

“Megjithëse ka një numër të madh të njerëzve të infektuar në disa vende, këto janë të dhëna inkurajuese globalisht”, tha OBSH-ja.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ende një numër të madh të njerëzve të infektuar, por është më i ulët se numri i të infektuarve javën e kaluar. Ulja më e madhe ndodhi në Afrikë – 22 për qind dhe më e vogla në Mesdheun lindor – dy për qind.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip