80 për qind e të prekurve me koronavirus në Gjilan po trajtohen në shtëpi

Vetëm 20 për qind e gjilanasve të infektuar me koronavirus janë të hospitalizuar.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se janë vetëm 20 për qind e të infektuarve me koronavirus në këtë komunë që janë të hospitalizuar, shkruan lajmi.net.Sipas tij, 80 për qind e të prekurve me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër shtëpi.Ismajli ka thënë se në bazë të këtyre të dhënave, shihet qartë se në këtë komunë situata me koronavirus është nën kontroll, por bëri apel te qytetarët që të vendosin maska, mbajnë distancë dhe ti respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim.

Ky rezultat flet qartë që gjendja ende është nën kontrollë dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.Ndërkohë, konsiderojë që qytetarët tanë janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë.

Poashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona.Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cënuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim!