Analisti i njohur bën për ‘pesë pare’ kryeministrin Hoti: Po sillesh si përfaqësues OJQ-je, ku i ke policët e inspektorët?

Analisti i njohur në vend, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas kritikave që Hoti drejtoi tek qytetarët për tubimet masive gjatë ditës së djeshme.

Mushkolaj thotë se Hoti po sillet si përfaqësues i një OJQ-je.Ai thekson se puna e tij nuk është me kritiku por me vepru dhe në këtë rast duhet të ejnë në veprim policët dhe Inspektorë.

“Punë e tij nuk është me kritiku, por me vepru. Ku i ka mekanizmat për zbatimin e vendimeve të qeverisë? Ku i ka policët, inspektorët?” pyet Mushkolaj.

Reagimi i plotë:

Kur kryeministri sillet si përfaqësues i një OJQ’je.

Punë e tij nuk është me kritiku, por me vepru.

Ku i ka mekanizmat për zbatimin e vendimeve të qeverisë? Ku i ka policët, inspektorët?