Bajrami në Prishtinë, kjo është atmosfera atje

Prishtina e zbrazur për Bajram, pa atmosferë kremte.

Në ditën e parë të Kurban Bajramit ka pasë numër të vogël të lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të veturave në kryeqytetin e Kosoës.

Qytetarët thanë që kanë dalë vetëm për obligime e jo për të shkuar diku mysafir.

Po ashtu edhe shumica e bizneseve nuk punuan fare, derisa disa u hapën tek në orët e pasdites.

Kurban Bajrami, është festa e dytë e myslimanëve që festohet në pandemi, e me masa të mbrojtjes.