Deputeti i LDK-së Feta Rudi shërohet nga koronavirusi

“Pas 21 ditësh në përballje me Covidin-19, prej të cilave 16 në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga Covid-19”. Kështu ka bërë të ditur deputeti i LDK-së Fetah Rudi.

Ai ka treguar se gjithë këto ditë, janë shoqëruar me pagjumësi, frymëmarrje të vështirësuar e kollitje të madhe.

Rudi ka falënderuar të gjithë ata që në forma të ndryshme i janë gjetur gjatë kësaj faze dhe ka porositur të gjithë që të vendosin maskën, e të mbajnë higjienën.

Postimi i plotë i tij:

Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam sheruar nga Covid19.

Shume dite e nete pa gjume, me frymarrje te veshtiresuar, e me nje kollitje te madhe. Ishin keto dite e nete te veshtira, ku shume here mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekeve, edhe kete sfide e tejkalova.

Falenderoj kryetarin Mustafa, kryeparalamentaren Osmani, ish kryeministrin Haradinaj, Kryetar e Nenkryetar komunash, kolege deputet, Ministra, zv. Ministra, shoke e dashamire, qe ne menyra te ndryshme me jeni gjendur prane.

Falenderoj gjithe stafin e Klinikes Infektive per kujdesin e madh te treguar jo vetem ndaj meje, por ndaj te gjithe pacienteve te shtruar ne Klinike.

Falenderoj Doktor Valbonin, Dr. Linda, Prof, Dr. Sali Ahmetin, Dr. Muratin, Dr. Hatigje, Dr. Izetin, Dr. Flamurin, Dr. Artanin, Dr. Shkelqimin, Dr. Milazimin, Dr. Drilonin, te cilet kane treguar nje kujdes te veçante ndaj meje, pa ndihmen e te cileve nuk do te isha sot ketu.

Tashme kur edhe kjo sfide kaloi, u bej apel te gjithe qytetareve te Kosoves, qe te kujdesen per vete dhe t’i respektojne rekomandimet nga institucionet shtetrore, ne menyre qe asnjeri nga ta, mos ta kaloj kete rruge qe e kalova une.

Vendoseni maskat, mbani higjenen dhe distancen sociale. Vetem keshtu dalim fitimtare.

Faleminderit