Deputeti i VV-së kërkon dorëheqjen e qeverisë Hoti

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca ka kërkuar doreheqjen e qeverisë Hoti.

Gjyshinca përmes Facebook-ut ka shkruar se qeveria Hoti po thellohet në dështim dhe ka kërkuar nga e njëjta dorëheqje.

“DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim.

Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”, ka shkruar Gjyshinca.

Mbajtjen e zgjedhjeve të reja po e kërkon edhe anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu teksa ka thënë se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog.