Do të përgatisin shujta për mjekët e QKUK-së, flasin nga shoqata e Gastronomëve

Shoqata e Gastronomëve do të përgatisë shujta për mjekët e QKUK-së.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të shpërndajnë shujta të ushqimit për mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Ne si shoqatë duke parë zhvillimet e ngjarjeve të ditëve të fundit dhe rritjen e numrave të të infektuarve me COVID-19 mbajtëm një takim që edhe një herë t’i bashkangjitemi me ndihmën tonë vijës se parë të frontit”.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës jemi të gatshëm në koordinim me Mistrinë e Shëndetësisë ti’ ndihmojmë QKUK-së me atë që dimë ta bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të përgatis shujta për rreth 400 mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolik është ti japim një ndihmë kuzhinës të QKUK-së”, ka shkruar Kllokoqi në rrjetin social Facebook.