Infektologu Valbon Krasniqi bën thirrje: Mbani maskat dhe ruani distancën fizike

Sot janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus.

Infektologu Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska dhe distancën sociale-fizike.

Pas 40 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, infektologu Valbin Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi, ka kërkuar që qytetarët të mbajnë maska dhe distancë fizike, pasi që sipas tij, kjo është më e pakta që mund të bëjnë për të mbrojtur shëndetin.

Theksojmë se sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 vdekur dhe 890 janë shëruar.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Qytetarë të nderuar – kujdes!

Ne të gjithë bashkarisht, qyetarë, profesionistë shëndetësorë e institucone duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona.

E çka mund të bëjmë si qytetarë?

Të paktën të bartim maskat.

Jeta normale duhet të vazhdojë, por mbani MASKAT dhe RUANI DISTANCËN FIZIKE.

Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin Tuaj.