Kosovarët të shqetësuar edhe nga lakuriqi i natës, shihet edhe në këtë komunë të Kosovës

Lakuriqi i natës një tjetër shqetësim për kosovarët, është parë edhe në një komunë të Kosovës.

Lakuriqi i natës përvec në Prishtinë, ditë më parë është parë edhe në Klinë.

Personi që dërgoi pamjet tregon se rasti ka ndodhur tri ditë më parë, pas mesante, ku thotë që janë shqetësuar.

Lakuriqi i natës, një gjitar fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.

Ai është në gjendje që të transmetojë sëmundjet që merr nga kontakti me të gjithë kafshët e tjera.

Disa nga sëmundjet që mund të trasmetohen përmes lakuriqit të natës janë, virusi i tërbimit dhe virusi i etheve hemorragjike.