Lajçak tregon se për çfarë do të diskutojnë Kosova dhe Serbia nesër në Bruksel

Lajçak: Nesër në Bruksel diskutohet për pretendimet e përbashkëta financiare.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Hoti dhe Vuçiq janë pajtuar që negociatorët e dy shteteve në nivelin e ekspertëve të diskutojnë zgjidhjen e pronave të përbashkëta dhe rregullimet për komunitetin jo shumicë.

Lajçak ka thënë se të dy temat janë komplekse, kështu që nesër do të diskutohet për pronat financiare ndërkaq në ditët e ardhshme rregullimet për komunitetin joshumicë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti, janë pajtuar që negociatorët e tyre do të diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve për pronat e përbashkëta financiare dhe rregullimet për komunitetin joshumicë. Të dy temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja pse ne do të diskutojmë pretendimet financiare neseër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

Nesër në Bruksel do të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e ekspertëve.

Palën kosovare do ta përfaqësojë Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa atë serbe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.