Në festën e Kurban Bajramit, Thaçi përkujton imamët që ranë dëshmorë

Thaçi përkujton imamët dëshmorë në festën e Kurban Bajramit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e Kurban Bajramit, ka përkujtuar imamët dëshmorë.

Presidenti i Kosovës ka përkujtuar imamët të cilët kanë rënë dëshmorë përgjatë viteve 1989-1999.

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar imamët dëshmorë duke thënë se për ta mbrojtur atdheun dhanë jetën e tyre.

“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë imamët dëshmorë. Respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Trimëria e tyre është krenari për ne. Sakrifica, ideal i lartë. Ndërsa, kontributi i tyre, liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.