Në Spitalin e Pejës bie numri i pacientëve të shtrirë me koronavirus

Bie numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Spitalin e Pejës.

32 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga ky institucion shëndetësorë njoftojnë se ka disa ditë që numri i të shtrirëve aty është duke shkuar drejt rënies.

“Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga Covid-19. Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport..