Patën kontakt me një të infektuar me koronavirus, izolohen dy nxënës

Izolohen dy nxënës në Pogradec, patën kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Dy nxënës nuk kanë mundur dot të nisin vitin e ri shkollor në Pogradec, pasi janë izoluar në shtëpi prej kontaktit me një person të infektuar me COVID-19.

Në Pogradec deri me tani nuk ka asnjë mësues të dyshuar të prekur me koronavirus.

Deri më tani në qarkun e Korçës në të cilin bën pjesë edhe Pogradeci janë 209 persona të prekur në 11520 të infektuar në total në të gjithë vendin deri tani, raporton Tch.