Për shkak të pandemisë, meshat në Kosovë do të kremtohen pa besimtarë

Meshat në Kosovë do të kremtohen pa besimtarë për shkak të pandemisë.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vendosur që meshët në Kosovë të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve.

Kështu thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Katedrales Nëna Tereza.

“Ju lajmërojmë se, për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në Vendin tonë, Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, nëpërmjet një letre dërguar meshtarëve, ka vendosur që meshët do të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve”.

“Në Famullinë e Prishtinës do të ketë vetëm një meshë, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në orën 11:00, në të cilën ju ftoj të na bashkoheni në LIVE- Streaming në FB të Katedrales”, thuhet në njoftim.