Të hënën do të protestojnë infermierët, kjo është arsyeja

Infermierët do të protestojnë të hënën.

Në front me luftën e COVID-19, tash e sa muaj janë edhe infermierët.

Por të njëjtit nuk janë fare të kënaqur me pagat që të njëjtit marrin.

Ata kishin kërkuar që ndërrimi i natës të vlerësohet më shumë.

E kur panë që kërkesat nuk po përfillen, ata kanë vendosur të dalin të hënën në protestë.

Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar protestë të Hënën, thonë se janë të pa kënaqur me pagesat.

Janë çdo herë në vijën e parë të frontit në luftën me Covid 19.

E rreziku nga ky virus nuk po i ndalë këta infermierë që të ushtrojnë profesionin e tyre.

Por këta të fundit po del se nuk janë të kënaqur me përkrahjen institucionale.

Kjo është arsyeja pse me 3 gusht infermierët do të mbajnë një protestë para objektit të Qeverisë.

E për këtë aktivitet tashmë kanë filluar përgatitjet.

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku thotë se ata do të kujdesen që pacientët të mos mbesin pa kujdes.

Sipas tij, komuniteti i infermierëve, janë të pakënaqur me propozimet e deputetëve në Kuvend.

E se ky propozim është i pa papranueshëm për komunitetin infermierë e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli.

Ndërkaq Havolli shton se krejt cka këta infermierë po kërkojnë është që ndërrimi i natës të paguhet më shumë.

E për këto kërkesa dhe pakënaqësi ai thotë se është ftuar në takim nga kryeministri Avduhllah Hoti.

Kjo protestë e Infermierëve është paralajmëruar të mbahet të hënën në ora 10:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.