Veteranët e Drenasit: Mos na përcillni sepse ne nuk fshihemi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas ka reaguar lidhur me siç thonë “përcjelljet që po iu bëhet përfaqësuesve të OVL-UÇK-së nga individ të panjohur.

“Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia”.

“Ne kemi dalur faqebardh në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar.
Ne,do të qendrojmë të pa lëkundur në kauzen tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së. Prandaj mos na percjellni sepse ne nuk fshihemi, nuk kemi për çfarë!”, thuhet në reagimin e veteranëve.