Zhduket një grua në Prishtinë, vajza tregon se kur doli nga shtëpia nëna e saj

Zhduket Flora Dujaka, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

Flora Dujaka nga lagja “Bregu i Diellit” është zhdukur sot pas mesditës.

Familja e saj përveç që ka paraqitur rastin në polici, kërkon nga qytetarët ndihmë për gjetjen e saj.

Blerinë Dujaka, vajza e saj, ka thënë se e ëma ka dalë nga shtëpia rreth orës 14:00.

“Mami është person i urtë, e qetë, nëse e ndal dikush, ajo di të tregojë. Ajo ka problem me orientimin. Ajo kur del, adresën për t’u kthyer nuk e di”, është shprehur Blerina.

“Po e kërkojmë nonstop. Kushdo që e gjen, le të lajmërohet në polici”.