Lajmërojeni menjëherë Policinë, nëse e keni parë këtë 28-vjeçar nga Klina

Shpërndaje

Nëse e keni parë këtë 28-vjeçar nga Klina, lajmërojeni menjëherë Policinë.

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e 28-vjeçarit nga Klina, pasi dyshohet për disa vepra penale.

Personi i kërkuar është ALI (Mehmet) MORINA i lindur me 04.08.1993 nё fshatin Dresnik- Klinë.
I akuzuari është i kërkuar për veprat penale: “HYRJE NE SISTEMET KOMPJUTERIKE”, “KAOSJE” dhe “LËNDIM I LEHTË TRUPOR”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë).

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip