Latifi tregon se a po bëhen dallavere në zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së

Shpërndaje

A po bëhen dallavere në zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së, flet Blerim Latifi.

Profesori Blerim Latifi druan se LDK po ngutet për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në këtë mënyrë ai ka dyshime se ky proces mund të jetë i dirigjuar.

“Nuk kanë kaluar asnjë muaj nga data e zgjedhjeve. LDK është dashur t’i jap vetës kohë. Kam përshtypjen se janë duke u ngutur shumë. Duhet të ndalen dhe seriozisht t’i analizojnë shkaqet e disfatës”, tha Latifi.

“Zgjedhja e kryetarit do të duhej të ishte pas ‘identfikimit të zgjedhjeve”, thekson ai.

“Ka nguti që të lë përshtypje se është proces i dirigjuar”, thotë Latifi.

“LDK edhe nga emergjenca po përpiqet që shpejt të zgjedh një kryetar dhe të fillojë përgatitjet për zgjedhjet lokale”, tha Latifi.

Ai përmend disa përparësi që sipas tij ka Lutfi Haziri kundrejt Lumir Abdixhikut. Dë dy këta po garojnë për kryetar.

“Lutfi Haziri ka përparësi taktike në raport me Lumir Abdixhikun”, theksoi profesori universitar.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip