LDK kundërshton zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipoviq në Kamenicë

LDK është duke e kundërshtuar vendosjen në pozitë të nënkryetarit Dalibor Filipovic.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë, Jeton Biqkaj, ka deklaruar se LDK-ja e ka kundërshtuar vendosjen në pozitë të nënkryetarit Dalibor Filipovic.

Biqkaj, këtë e deklaroi përmes një postimi në Facebook, ku tha se ata e kanë kundërshtuar zgjedhjen e tij, mirëpo janë mbivotuar nga pushteti i VV-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Pikërisht ne nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në kuvend dhe pa asnje konsultim paraprak, por qudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dijnë delegatët se kush është ky i propozuar. Por ndoshta pushteti e kanë ditur dhe për ate nxitonin”, ka shkruar Biqkaj.
Për më tepër, ai tha se nga 27 delegatë, vetëm 10 kishin votuar pro, mirëpo abstenimet ia mundësuan Filipoviqit të zgjidhet nënkryetar.

“Nga 27 delegat vetëm 10 kanë votuar pro. Por votat e abstenuara ia mundesuan që të zgjidhet. Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim. Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklauar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nenkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve por edhe të gjithë qytatëve të Kamenicës e jo fans te Jabllanoviqit.”

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip