Lekaj jep më shumë detaje rreth vizitës së Haradinajt në SHBA

Ramush Haradinaj, ka udhëtuar drejt Amerikës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vizitë zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ky i fundit njoftoi se gjatë vizitës së tij në SHBA, Haradinaj do të takohet me zyrtarë të administratës Biden.

“Po, kryetari Haradinaj tashmë gjendet në Amerikë, ku nga nesër do të takojë personalitete me rëndësi; kongresmenë, anëtarë të administratës Biden, personalitete të tjera politike e të sigurisë, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan“, tha Lekaj për Reporteri.net.

Tutje, edhe pse kryeministri Kurti gjendet po ashtu në vizitë zyrtare në SHBA në të njëjtën kohë, Lekaj deklaroi se vizita e Haradinajt ka kohë që është planifikuar dhe si e tillë nuk lidhet me eksponentë të tjerë politikë.

“Kjo vizitë e Ramush Haradinajt në ShBA realizohet me ftesë të autoriteteve amerikane dhe ka kohë që është planifikuar. Agjenda e kryetarit Haradinaj përfshin takime individuale me autoritete të rëndësisë së lartë dhe si e tillë nuk ka asnjë lidhshmëri me eksponentë të tjerë politikë“, tha ai.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip