Loja e Vuçiqit: Ja pse në Serbi nuk e duan BE’në, po Gjermaninë

Vuçiq mundohet t’i mashtrojë pak gjermanët: Ja pse në Serbi nuk e duan BE’në, po Gjermaninë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për median gjermane “Handelsblatt”, para takimit të së mërkurës me kancelarin Olaf Scholz. Duke folur për pritshmëritë për takimin me kancelarin gjerman, Vuçiq thotë se Scholz-in e ka takuar në Hamburg, në vitin 2016, i cili sipas tij ka qenë “nga të paktët” që “e ka dëgjuar me vëmendje”.

“Ne i jemi shumë mirënjohës atij që foli në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të vendeve të ish-Jugosllavisë në BE” ka thënë presidenti serb.

“Unë e marr shumë seriozisht dhe kjo na jep shpresë”, ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë, sipas mediave serbe që përcjellin intervistën e tij për mediat gjermane, është shprehur “shumë i shqetësuar që mbështetja për anëtarësimin në BE në Serbi është në rënie dhe arsyeja për këtë është Kosova.

Ai ka thënë se arsyeja për këtë është insistimi i BE’së që Serbia ta njohë Kosovën. Në fakt BE nuk njihet se insiston për njohjen e Kosovës pasi është status neutrale. Duke u munduar të shfaqet bindës, Vuçiq ka thënë se serbët e preferojnë më shumë se BE’në Gjermaninë – e cila e ka njohur Kosovën.

“Populli ynë dëgjon vetëm një gjë nga BE-ja: Serbia të njohë Kosovën si të pavarur. Shumë serbë janë të lodhur nga kjo, sepse në të njëjtën kohë në Ukrainë sot shohin një qasje krejtësisht të ndryshme të të njëjtave fuqi perëndimore. Ata kanë një ndjenjë se ka standarde të dyfishta. Megjithatë, mund të them qartë: ne mbetemi të vendosur. në rrugën drejt BE-së” ka thënë Vuçiq.

“Kjo është arsyeja pse po takohem me Olaf Scholz”, shtoi Vuçiq. Edhe pse po të pyetej, Vuçiq s’do të kishte mund të numërojë një deklaratë të BE’së që flet për njohjen e Kosovës.

“Në Serbi, Gjermania preferohet nga Bashkimi Evropian – sepse Angela Merkel e mori Serbinë seriozisht. Ne besojmë se mund të marrim të njëjtin respekt dhe vlerësim nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz. Kjo është gjithçka që na duhet. Ne kurrë nuk kemi kërkuar më shumë para, ne duam vetëm një perspektivë të mirë evropiane. Fakti që shumë serbë ndërkohë kundërshtojnë anëtarësimin në BE është sigurisht pasojë e gabimeve tona, por gjysma e fajit i shkon Brukselit.”

Presidenti i Serbisë thotë se shpreson që Olaf Scholz dhe fjalët e tij do ta përshpejtojnë zgjerimin e BE-së: “Dhe nuk po flas vetëm në emër të Serbisë. Kjo është ajo që na duhet të gjithëve në rajon: e qartë dhe synime të arritshme”.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip