Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

Shpërndaje

Abdixhiku ka thënë se Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara.

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ide të gabuara.

Sipas tij qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë. Ai tha se idetë e Kurtit për zhbërje të shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara.

“Për bindjet e mija idetë e majta janë të dëmshme për Kosovë, idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara. Është platformë politike këtë e kemi të qartë tani po besoj, në qoftë se ka ndonjë parti që e respekton rendin Kushtetues dhe shtetësinë e Kosovës është LDK-ja”, tha Abdixhiku.

“Në faktin e ngritjes së republikës së tretë e çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues së Kosovës këto janë deklarata te qarta nuk kam dyshim se këto janë platforma të ndonjë partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”, shtoi ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip