Lumir Abdixhiku sjell një fytyrë të re në parti, aktivistja Sibel Halimi bëhet anëtare e LDK-së

Shpërndaje

Abdixhiku sjell një fytyrë të re në parti, aktivistja Sibel Halimi bëhet anëtare e LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton për anëtarësimin e aktivistes Sibel Halimi në LDK.

“Nga dje, ajo është anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder ta kemi në mesin tone”, shkruan Abdixhiku për Halimin në Facebook.

Tutje, Abdixhiku ka dhënë detaje për shkollimin, përvojën dhe profesionin e Sibel Halimit, teksa i ka uruar mirëseardhje asaj.

Njoftimi i tij i plotë:

Sibel Halimin e njoh si aktiviste e veprimtare të dalluar për të drejtat e njeriut e në veçanti për të drejtat e grave. Me angazhimin e saj tash e mbi një dekadë, ajo ka arritur që çështjet me rëndësi për barazi e avancim të gruas kosovare t’i vë në fokus të debatit publik. E kam admiruar gjithnjë për përkushtimin e madh.

Nga dje, ajo është anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder ta kemi në mesin tonë.

Sibeli është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”. Si ligjeruese në Fakultetin Filozofik, ajo ishte edhe anëtare e bashkëudhëheqëse e Shoqatës së Filozofëve në Kosovë.

Sibeli merret edhe me letërsi e publicistikë. Si sociologe ajo boton në vazhdimësi artikuj që trajtojnë problemet e shoqërisë kosovare dhe opsionet për tejkalimin e tyre. Deri tashti ka të botuar përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017) si dhe tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013) dhe “Me ekzistu është vetë kuptimi” (2020).

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip