Makina e ministrit të Brendshëm plot me gjoba, reagon Taulant Balla: Sot i kam tërhequr vëmendjen Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka tërhequr sot vëmendjen Policisë së Shtetit për lejimin e automjeteve me shumë gjoba në qarkullim. Balla bëri me dije se automjeti i Ministrit të Brendshëm ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe më është lejuar të lëvizë me gjoba të papaguara. Sipas standartit të vendosur nga kryeministri Edi […] The post Makina e ministrit të Brendshëm plot me gjoba, reagon Taulant Balla: Sot i kam tërhequr vëmendjen Policisë së Shtetit appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka tërhequr sot vëmendjen Policisë së Shtetit për lejimin e automjeteve me shumë gjoba në qarkullim.
Balla bëri me dije se automjeti i Ministrit të Brendshëm ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe më është lejuar të lëvizë me gjoba të papaguara.
Sipas standartit të vendosur nga kryeministri Edi Rama, të gjithë automjetet zyrtare të shtetit duke përfshirë këtu eksortën e kreut të qeverisë dhe ministrave e deputetëve, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash.
Postimi i Taulant Ballës
Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!
Standarti i vendosur nga Kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.
Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përmenden nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!
Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.
© Credits facebook.com/b.taulant
The post Makina e ministrit të Brendshëm plot me gjoba, reagon Taulant Balla: Sot i kam tërhequr vëmendjen Policisë së Shtetit appeared first on Newsbomb Albania.