Marrëveshja e Rambujesë, a ishte hatuar për të dështuar?

Shpërndaje

22 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ramubujesë.

Dukagjin Gorani, pjesëmarrës në konferencë, thotë se shqiptarët donin ta shpëtonin kokën në Rambuje. Sipas studiuesit Shkelzen Gashi, delegacioni shqiptar nuk duhej të tentonte ta paraqiste atë dokument si të leverdishëm për Kosovën. Luftën, thotë Gashi, shqiptarët duhej ta bënin më ndryshe. Kësaj, Gorani i përgjigjet me ironi.
Edhe pas 22-vjetëve, përsëritën vazhdimisht pyetjet hipotetike rreth konferencës së Rambujesë dhe marrëveshjes, dështimi i së cilës i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s. Një prej tyre është se çfarë do të ndodhte po ta nënshkruante dokumentin lideri serb, Sllobodan Millosheviq.

Ish-sekretari amerikan, Henry Kissinger, ai që njihej si praktikues i realpolitikës, kishte thënë se marrëveshja e Rambujesë ishte hartuar që të dështonte. Ishte hartuar e atillë, që Millosheviqi të mos e pranonte dhe NATO-ja ta bombardonte Serbinë.

Ka prej atyre që e besojnë këtë dhe shpjegojnë rrethanat e kushtet të cilat ndikuan që delegacioni kosovar të nënshkruaj, duke e përligj hedhjen e nënshkrimit. Të tjerë thonë se pala shqiptare nuk duhej ta pranonte dokumentin që do të çonte marrëveshjen.

Në një debat televiziv, Dukagjin Gorani, pjesëmarrës në konferencës e Rambujesë dhe studiuesi Shkelzen Gashi kanë shprehur këndvështrimet e tyre rreth marrëveshjës në qytetin francez, konferenca për të cilën konsiderohet si një nga proceset më të rëndësishme të Kosovës.

“Rambujeja është bërë që ne ta shpëtojmë krytë. Në me shpëtu, fjalë-për-fjalëshëm. Rambujeja vjen pas ofanzivës së shtatorit dhe pas armëpushimit të tetorit – nëse i mbajnë mend këto terme dhe mbas ardhjes së misionit vëzhgues të OSBE-së dhe pas rifillimit të luftimeve, të cilat kulminojnë më masakrën në fshatin Recak. Ka qenë janari i vitit ’99. Vetëm ata që e mbajnë mend atë kohë, e dinë se çfarë tmerri është prodhu në opinionin tonë publik, në shoqërinë tonë, me ato pamje prej Reçakut”, ka thënë Gorani në Klan Kosova.

Sipas Shkelzen Gashit, marrëveshja e Rambujesë nuk është dashur të nënshkruhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të votohej nga Kuvendi i Kosovës dhe Senati i Universitetit të Prishtinës.

“Është dashtë me shku edhe me e nënshkru, por mos të na e shesin neve atë si pavarësi, si një dokument ku nuk është pranu sovraniteti dhe integriteti territorial i Jugosllavisë. Me e bë atë që e ka bërë Alija Izetbegoviq [ish-lideri boshnjak], kur e nënshkruan marrëveshjen e Dayton-it. E piva një gotë helm, por nuk kisha zgjidhje tjetër”, thotë Gashi.

Kur Gashi pyetet se a do të duhej që edhe Kosova “të pinte një gotë helm” e ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, ai thotë “se është dashur të bëhet lufta ndryshe, e të kishim një Rambuje shumë më të fortë”.

Në këtë pjesë ndërlidhët Gorani, i cili kur flet për marrëveshjen e Rambujesë, vazhdimisht thekson rrethanat në të cilat gjendej Kosova dhe humbjet që i kishte populli shqiptar.

“Ndoshta do të ketë rast gjenerata e Shkelzenit [e ka për Shkelzen Gashin] e ata më të rinj, ndoshta do të kenë rast me luftu edhe njëherë, edhe le ta bëjnë luftën sic duhet. Në atë kohë, siç une e shoh si dëshmitar i asaj kohe, qëllimi jonë ka qenë që përmes një partneriteti dhe përmes intensifikimit të një solidariteti ndërkombëtar, na me mujtë me shpëtu sa më lehtë dhe sa ma shpejt”, thotë Gorani.

Gorani thotë se pjesëmarrësit shqiptar në konferencë nuk e kishin të lehtë të pajtoheshin për ta nënshkruar, por thotë se mrekullia ka ndodhur kur Millosheviq nuk e ka pranuar marrëveshjen, e kjo rezultoi me bombardimin e Beogradit dhe hedhjen poshtë të dokumentit të hartuar në Rambuje.

“S’ka qenë ndjenjë e mirë që po e pranon një marrëveshje, ku Kosovës po i ndahet një status special. Mirëpo ka qenë ndjenjë absolutisht e mrekullueshme, kur Millosheviqi ka thënë se nuk e nënshkruaj”, thotë njëri nga pjesëmarrësit në konferencën e Rambujesë.

Gashi pyet se “çka do të ndodhte sikur Millosheviqi, nëse jo më 18 mars, do ta nënshkruante dokumentin më 23 mars 1999”, duke iu referuar vizitës së dy gjeneralëve të NATO-s, amerikanit Ëesley Clark dhe gjermanit Klaus Naumann në Beograd.

“Shumica dërrmuese e diplomacisë ndërkombëtare në Rambuje, e dinte saktë dhe ishte e parapërgatitur se Millosheviq nuk e nënshkruan. Neve vetë na bojshin diplomatët e huaj, të cilëve, natyrisht nuk kam nevojë t’ua përmend emrat, thoshin këtë dokument, sidomos aneksin ushtarak, njeriu normal nuk e nënshkruan. Se ai është kapitullim i shtetit”, ka thënë Gorani.

“Intimisht secili njeri e ka ditë që, prej kësaj, që ka thënë njëherë z. Jakup Krasniqi, aty ka qenë po ashtu, unë prej këtu nuk dalë pa nënshkru. Kjo është në ditët e fundit, kur tensionet dhe presionet bëhen për njëmend të padurueshme. Dhe, në një moment, brenda një grindeje të madhe, e dorën në zemër, delegacioni kosovar e ka çuar shumicën e kohës vetëm me grindje. Ka qenë një grindje e pafundshme trijavëshe”.

Gashi thotë se aneksi ushtarak, që është shumica e marrëveshjes së Rambujesë, e la Millosheviqin pa e nënshkruar. Pra, që trupat e NATO-s të futeshin në gjithë territorin e Jugosllavisë, pa tatime dhe pa asnjë detyrim tjetër. Sipas Gashit, pjesa politike e dokumentit nuk ishte arsyeja që Serbia nuk e nënshkroi.

E, Gorani tregon se aneksi ushtarak u është dorëzuar palës kosovare dhe serbe në ditët e fundit të konferencës. Sipas tij, aneksi ushtarak është sjell “si njoftim, e jo si negocim”.

Gorani e përshkruan edhe momentin kur një ekip i NATO-s ua dorëzojnë palës kosovare (duke aluduar se të njëjtën ua ka dorëzuar edhe serbëve).

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip