Michael Brand: Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në rrugën euro-atlantike

Brand: Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në rrugën euro-atlantike.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren e parë, njëherit ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, pritën në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Michael Brand, nga Unioni Kristian Demokratik (CDU).

Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik të mirë dhe të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë, transmeton Klankosova.

Sipas një komunikate biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetin gjerman dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deputeti Brand e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë, siç u shpreh ai, në këto kohë të vështira. Ai tha se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmën për Kosovën në rrugën e saj europiane dhe euro-atlantike.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip