Mot i vranët sot, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, mirëpo parashihet edhe rritje e lehtë e temperaturave maksimale. “Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë”, thotë Instituti Hidrometeorologjik […]

Mot i vranët sot, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave
mot-i-vranet-sot,-do-te-kete-rritje-te-lehte-te-temperaturave

mot-i-vranet-sot,-do-te-kete-rritje-te-lehte-te-temperaturave

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, mirëpo parashihet edhe rritje e lehtë e temperaturave maksimale.

“Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius”.