MSH-ja thirrje për vaksinim: Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin për vaksinim anti-COVID.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e MSH-së, është thënë se pandemia COVID-19 nuk pa përfunduar ende dhe se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit.

Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në apelin e MSH-së.

Aktualisht në Kosovë janë 394 raste me koronavirus.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip