Musliu: Në shtator nisin hetimet për veprimtarinë e dyshimtë të Dejona Mihalit

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se në shtator të këtij viti do të nisin hetimet për veprimtarinë e Dejona Mihalit që njihet si emër i fuqishëm brenda Lëvizjes VetëVendosje. Musliu thotë se Dejona Mihali ka një veprimtari të dyshimtë, kështu duke u nisur nga dhënia e […]

Musliu: Në shtator nisin hetimet për veprimtarinë e dyshimtë të Dejona Mihalit
musliu:-ne-shtator-nisin-hetimet-per-veprimtarine-e-dyshimte-te-dejona-mihalit

musliu:-ne-shtator-nisin-hetimet-per-veprimtarine-e-dyshimte-te-dejona-mihalit

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se në shtator të këtij viti do të nisin hetimet për veprimtarinë e Dejona Mihalit që njihet si emër i fuqishëm brenda Lëvizjes VetëVendosje.

Musliu thotë se Dejona Mihali ka një veprimtari të dyshimtë, kështu duke u nisur nga dhënia e nënshtetësisë së Kosovës për të.

“Kuvendi i Kosovës është në pushim dhe nuk do të kthehemi deri në javën e dytë të muajit Shtator. Sapo të kthehmi do të marrim hapa konkret për veprimtarinë e Dejona Mihalit. Ka dy ditë që në mediet e Kosovës është lakuar emri i Dejona Mihalit, është kontestuar veprimtaria e saj që me të vërtetë është shumë e dyshimtë dhe ka pas zëra që unë si kryetare e Komisionit duhet t’i kërkojë dosje drejtorit të AKI-së, por unë mendoj që duhet ta kapim problemin në bazë”, tha Musliu.

Sipas Musliu, Parlamenti i Kosovës duhet në mënyrë urgjente që të ftoj një Komision Hetimor për të rishkuar të gjitha procedurat në këtë çështje.

“Parlamenti i Kosovës duhet urgjentisht të ftoj një Komision Hetimor Parlamentar dhe të hetojë dhënien e nënshtetësisë së Kosovës për Dejona Mihalin, duke marrë parasysh që para pak vitesh kjo e fundit e kishte të ndalur të hynte në Kosovë. Pra duhet të shikohen e rishikohen të gjitha procedurat që janë ndjekur për këtë çështje”, tha Musliu.

Musliu shtoi se tek hetimi për Mihalin duhet të fokusohen arsyet pse kryeministri Kurti e instalon atë në sistemin shtetëror.

“Duhet të shikohet edhe veprimtaria e saj e cila ngritë shumë dyshime. Duhet të fokusohemi tek veprimtaria e saj dhe te arsyet pse Albin Kurti e instalon Dejona Mihalin në sistemin shtetëror dhe pse Dejona Mihali është njeriu që kryeministri Kurti e përdorë për implementimin e dëmeve në Kosovë”, tha Musliu për GazetaBlic.