Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.
Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili në mesazhin e kësaj feste, ka ftuar për solidaritet dhe mirëqënie.
“Fitër Bajrami bart mesazhin dhe dashurinë, kultivon respektin për fëmijët, për ata që kanë nevojë, festa e bashkon komunitetin duke nxitur e kultivuar dhe mirëkuprimin, vlera që e shoqërojnë individin dhe mbarë shoqërinë”, tha ai.
Ai ka tha se duhet të jemi unik dhe punuar për të forcuar paqe e telorancë për të gjithë. “Jemi bashkë në lutje e falënderime,m dot ë jemi bashkë me familjarët tanë, duke uruar njëri tjetrin për këtë festë kaq të madhe”, tha ai, raporton RTKlive.
Ndryshe sot BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje për urime në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.