Nagavci: Të hënën seanca konstituive, Qeveria do të formohet shpejt sepse VV i ka votat

Shpërndaje

Arberie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është miratuar kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më date 22 mars.

“U vendos sipas propozimit të u.d. Vjosa Osmanit që seanca të mbahet me datë 22 mars në ora 10”, tha ajo, duke shtuar se nuk kishte asnjë kundӕrshtim për këtë çështje.

E pyetur se kur mund të formohet qeveria, ajo nuk ka dhënë një date se kur mund të ndodhë, por ka deklaruar se do të bëhet shumë shpejt.

“Votimi i qeverisë do të bëhet shpejtë se Lëvizja i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur qeverinë. Është shumë e rëndësishme për interesin e vendit që të konstituohen institucionet e vendit dhe të vazhdohet me punë”, tha Nagavci.

Ajo është pyetur nëse do të jetë sërish nënkryetare e Kuvendit, por nuk e ka pohuas e as mohuar këtë gjë.

“Në VV jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, unë dhe kolegët e mi do të jemi aty ku mund të kontriubojme më shumë”, tha ajo.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip