“Narcistët nuk kanë ndjenja as për fëmijët e tyre” – A po e thumbon Tuna Patrisin me këto postime?

Shpërndaje

Tuna ka publikuar dy foto me shkrime thumbuese në Instastory

Këngëtarja e njohur ka kohë që thuhet se i ka dhënë fund martesës me Patris Berishën.

Postimet e këngëtares kanë të bëjnë për një person narcist që Tuna flet duke treguar për tiparet dhe çka i identifikon këta persona.

“Narcistët, jetojnë rrejshëm, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, të pamoralshëm, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jenë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë’, shkruan në postimin e parë Tuna.

Në një foto tjetër të publikuar në Instastory, Tuna shkruan se vetëm një narcist mund të jetë prind pa ndjenja.

“Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk tregon mbështetje për fëmijët. Në mendjen e një narcisti, çkado që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”, ka shkruar Tuna.

Nuk dihet nëse me këto postime, Tuna po e thumbon Patrisin, me të cilin është raportuar se i ka ndarë rrugët.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip