Në ditën e Bajramit ia dëmtojnë varrezat e prindërve në Vushtrri

Ndodh në Vushtrri, në ditën e Bajramit ia dëmtojnë varrezat e prindërve.

Mallin e prindërve të vdekur e kalonte përmes fotografive. Portretet e nënës dhe babës i vendosi edhe në pllakën e mermertë në varrezat e tyre këtu në Druar të Vushtrrisë.

Por ditën e Bajramit, Skënder Uka, mori vesh nga fiqnjtë se dikush ka dëmtuar varrezat e familjarëve të tij.

Skënderi, që natën e Bajramit kishte pastruar vendin ku prehen prindërit, dhe aty kishte lënë mbeti i habitur nga ajo cka pa. Ky i fundit është i bindur se këtë veprim e ka bërë dikush me një qëllim.

Uka thotë se edhe këto rrethoja janë larguar sa herë janë vendosur.

Për t’i ikur konfliktit, ndonëse ka dyshimet se kush e ka bërë, 66 vjeçarI ka vendosur që të ndjekë rrugët ligjore.

Me këtë rast tash është duke u merr edhe policia e Kosovës. Një njoftimin për media thuhet se policia ka nisur hetimet as ankesës që ka bërë një banor i Druarit.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip