Në këto dy komuna në Kosovë janë të punësuara gra më shumë se burra

Shpërndaje

Mitrovica e Veriut e Graçanica janë dy komunat e vetme në Kosovë ku janë të punësuara gra më shumë se burra.

Në raportin e fundit që ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se në këto dy komuna ka më shumë se 50% të të punësuarve që janë gra.

Saktësisht në Mitrovicë të Veriut, 57% të të punësuarve janë gra. Në Graçanicë ndërkaq 55 të të punësuarve janë gra.

Në rend të tretë sa i përket numrit të grave që janë të punësuara në komuna është kryeqyteti. Sipas këtij raporti, 48% e të punësuarve në Prishtinë janë gra.

Pas Prishtinës, vjen Peja me 44% të të punësuarve gra e pastaj Obiliqi.

Komunat me më së paku gra të punësuara ndërkaq janë Hani i Elezit me 7%, Dragashi me 12%, Rahoveci me 15%, Vitia me 15% dhe Malisheva me 17%.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip